FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Vetting-u si ilaç gjarpërinjsh, opozita me libër shtëpie

Këtë të dielë, përmes një statusi në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama, shkruan për Vetting-un. Këtë të fundit e cilëson si ilaç gjarpërinjsh dhe se opozita po flet me libër shtëpie kundër Vetting-ut.

Më tej, Rama shkruan për ish-kryeministrin Berisha dhe për Bashën, të cilin e cilëson si recitues të këndit të fletërrufeve.

”Vetting-u si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli”,-shkruan Rama në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?