Rama viziton familjen e Hashim Thaçit: “E kam si vëlla” (VIDEO)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në Hagë, nga Gjykata Speciale.
Ai atje është pritur nga djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti. Pamjet janë publikuar para disa minutash nga kryeministri i Shqipërisë.
“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.
Më herët, kryeministri Rama inspektoi punimet në dy sipërmarrje në Kosovë.
KOHA JONË SONDAZH

