Rama zbulon se kë zgjedh mes Bashës dhe Metës, përgjigja surprizë e tij (FOTO)

I ftuar në emisionin investigativ ‘Fiks Fare’ në Top Channel të drejtuar nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, kryeministri Edi Rama përmes batutave i është përgjigjur një pyetjeje mjaft provokuese të bërë prej moderatorëve.

Ai është pyetur nëse do kishte një parashutë dhe do ishte në avion me presidentin e ardhshëm, Ilir Metën dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën, si do vepronte ai, nëse avioni do pësonte defekt.

“Je në avion dhe ke vetëm një parashutë, brenda është Meta dhe Basha, kujt do ja japësh parashutën?”, -e pyeti Devi. Por, Rama ka pasur një përgjigje shumë të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e thjeshtë. Parashutën tjetër Lulit. Ilirin e marrë në krahë dhe shpëtojmë të tre.”, -u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse ditën e fundit ka pasur akuza të forta mes Ramës dhe Metës, duket se kryeministri ka zgjedhur një rrugë të mesme për të dalë nga një situatë e sikletshme, siç ishte pyetja në fjalë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?