Raporti i Antidrogës, Spaho: Polici, prokurori dhe një bankë punojnë për Kumbarin Rama

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane”,-pohimi vjen nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali.

Për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ky raport demaskon qeverinë dhe e nxjerr në dritë të diellit situatën dramtike, të lidhjes me trafikimin e drogës. ”Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës. Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri”,-shkruan Spaho në një postim në facebook.

Më tej Spaho thotë se për këtë shkak, Shqipëria është bërë delja e zezë e BE-së dhe janë mbyllur dyert e Integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj”,-shton kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë

Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Pavarësisht përrallave të kryeministrit dhe sejmeneve të tij që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë droge se në 2016, që ishte vit rekord.

Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës. Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri.

Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?