Raporti i DASH. Endri Fuga kritika mediave: Publikuat fake news

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vendet e përshtatshme për investime amerikane ka nxitur debate në Shqipëri. Në raport nuk është renditur Shqipëria dhe mediat kanë raportuar se ky vendim ulë besueshmërinë e ekonomisë Shqiptare në sytë të huajve.

Ambasada e SHBA në një njoftim në Facebook, bën të ditur se për detajet për Shqipërinë do të bëhen publike më vonë.

Nisur nga ky zhvillim, këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka kritikuar mediat në rrjetin social Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ai ka postuar një citim për kriteret e gazetarisë: “Nëse dikush thotë se po bie shi dhe dikush tjetër thotë jo, puna jote nuk është t’i citosh të dy. Puna jote është që të shikosh në dritare për të zbuluar se cila është e vërteta”, shkruan Fuga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa më pas deklaron edhe se për kë e kishte këtë shprehje duke kritikuar mediat për Fake News. “Disa portaleve nuk u ka pëlqyer fare postimi i mëposhtëm. “Rastësisht” janë të njëjtat portale që kane botuar sot lajmin e rremë të rradhës, i cili fatmirësisht është përgenjeshtruar menjëherë”,- shkruan Endri Fuga në Twitter.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?