Raporti i DASH, Mediu: Kryeprokuror, kryegjyqtar, kryepolic është Rama
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018 (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve ku u sugjerohet investitorëve amerikanë për të bërë biznes.
Pas këtij raporti ka reaguar kreu i PR-së, Fatmir Mediu. Në një status në facebook, ai thotë se nuk është çudi ky raport, pasi sipas tij asnjë investitor Amerikan apo Europian nuk do të investonte në një vend pa gjykata. ”Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykata të Lartë dhe së shpejti pa Gjykata tërrësisht. Në një vend ku Kryeprokuror, kryegjyqtar, kryepolic është Rama”,-shkruan Mediu.
Më tej ai thotë se ligjet që miratohen shtojnë kontrrolllin korruptiv të qeverisë në treg dhe favorizojnë kompanite dhe klanet pranë qeverisë. ”Gjithashtu në çdo investimi të huaj garancitë për Sigurinë Juridike të investimeve janë parakusht për çdo investitor. Ne jemi vendi jo vetëm me taksat më të larta por dhe me paqëndrushmërinë fiskale më të madhe në rajon”,-thekson më tej kreu i PR-së.
Postimi i plotë
Nuk është aspak çudi që DASH (Departmenti Amerikan i Shtetit) përjashton Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për investime amerikane.
1-Reportet e DASH këto vitet e fundit e përcaktojne Shqipërinë me një nivel të lartë korrupsioni dhe të trafiqeve të drogës. Pra një vend me risk të lartë sigurie.
2-Gjithashtu në çdo investimi të huaj garancitë për Sigurinë Juridike të investimeve janë parakusht për çdo investitor. Ne jemi vendi jo vetëm me taksat më të larta por dhe me paqëndrushmërinë fiskale më të madhe në rajon.
3-Ligjet që miratohen shtojnë kontrrolllin korruptiv të qeverisë në treg dhe favorizojnë kompanite dhe klanet pranë qeverisë.
4-Largimi i Bankers Petrolium ose shitja tek kompani Kineze ishte sinjali më i keq për kompanitë Amerikano-Kanadeze. Po ashtu dhe largimi i kompanisë Gjermane nga Shqipëria dhe shitja e koncensionit të aeroportit tek Kinezët, ishte tregues i pamundësie për të zhvilluar biznes normal në Shqipëri.
5- Më e rëndësishme është se asnjë investitor Amerikan apo Europian nuk do të investonte në një vend pa gjykata, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykata të Lartë dhe së shpejti pa Gjykata tërrësisht. Në një vend ku Kryeprokuror, kryegjyqtar, kryepolic është Rama.
/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

