Raporti i dëgjesave/Vasili: Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…
Pas raportit të dëgjesave të qytetarëve në qarkun e Tiranës, e publikuar nga Kryeministri Rama, në të cilin janë theksuar pikat shqetësuese që kanë qytetarët, ka nxitur reagimin e kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Në një postim në facebook, Vasili shkruan se: “Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni se para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim”.
Më tej Vasili shton se kryeministrit duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë.
Statusi
Kryeministri u kthye nga emigracioni, informojeni…
Para viteve 90′ shokët e byrosë politike nuk e dinin që populli hante bukë me tollon dhe varfëria ishte kthyer në mjerim.
Sot, kryeministri ynë, njësoj si shokët e byrosë vetëm tani mori vesh që Tirana ka papunësi dhe infrastruktura është copë-copë.
Qytetarët prej katër vitesh dinë edhe shumë më shumë se ai:
-që Tirana vuan dhe për ujë;
-që dhjetra rrugë e trotuare edhe në zemër të Tiranës janë për turp;
-që në dhjetra qoshe, sheshe e rrugë shpërndahet drogë;
-që përpara çdo shkolle ka qindra prindër e gjyshër që presin fëmijët se s’ka siguri;
-që dhjetra shkolla s’kanë ngrohje etj etj.
Kryeministrit i duhet çuar haber më shpesh për çfarë ç’ndodh në Shqipëri pasi ai nuk ndodhet këtu, ndaj dëgjesat, alias dënglat, bëjani pa kursim që të njohë Tiranën tonë të paktën, se Shqipëria tjetër është larg shumë…
KOHA JONË SONDAZH

