Raporti i ministrave të PD-së, Fleckenstein: Nuk ndikon në procesin e integrimit

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëkohësisht reporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian, deklaroi se raporti i ministrave teknik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e qershorit nuk do të ketë një ndikim negativ në integrimin e vendit.

Fleckenstein shprehet në një intervistë për Report Tv, se raporti merr një vlerë tjetër, nëse edhe OSBE/ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe më pas mbetet për tu parë sesi do të veprojë qeveria.

“Raporti i ministrave teknik, jo domosdoshmërisht do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit të vendit. Më e rëndësishme është nëse OSBE/ODIHR ka vërejtur të njëjtat shkelje dhe nëse po, se si qeveria do të merret me to.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Eurodeputeti Fleckenstein thotë se kishte besim tek ministrant teknik, por vetëm raporti i OSBE/ ODIHR përcakton nëse ata kanë bërë gjithçka për garantimin e votës së lirë. “ Isha shumë i sigurt se “ministrat e rinj teknik” do të bënin çmos për të garantuar lirinë e votave. Por tani duhet të presim që raporti i OSBE-së të vlerësojë nëse është bërë gjithçka e mundur për të garantuar lirinë e votave të qytetarëve shqiptarë”, citohet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fleckenstein beson se partitë e opozitës janë garancia për shqiptarët dhe syri i tyre në qeverinë e re. Për qeverinë Rama 2, Fleckenstein shpreh besimin se fitorja absolute, nuk përbën një rrezik për demokracinë.

“Nuk kam dyshim se partitë e opozitës do të kenë një vështrim të afërt për procedurat dhe sjelljet e qeverisë. Sigurisht që ata do të informojnë publikun për vëzhgimet e tyre dhe qasjet alternative për mënyrën e mundshme të qeverisjes. Një shumicë absolute nuk është një rrezik për demokracinë”, deklaron Fleckenstein.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?