Raporti i OSBE/ODIHR. Klajda Gjosha: Zgjedhjet ishin ankand

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit. Në një koment në Facebook, ajo shprehet se raporti i vlerëson zgjedhjet si ankand i shitblerjes së votës.

Deklarata e Klajda Gjoshës:

Sapo është bërë publik raporti i OSBE-ODHIR për Zgjedhjet e Qershorit 2017. Nuk e di sa vënd ka tek dëgjuam Kryeministrin për të vrapuar dhe për të na treguar se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka pasur Shqipëria. Nuk e di të qash apo të qeshësh!

Swiss Digital Desktop Reklama

Lexoja mes rreshtave të raportit por gjithçka rrotullohej mes parregullsive në zgjedhje, rekomandimeve te pafundme për gjetjen e një mekanizmi për parandalimin e shitblerjes së votës si dhe marrjen e masave për të ndaluar presionin e jashtëzakonshëm që i është bërë administratës publike për votën e lirë!

Swiss Digital Mobile Reklama

27 Vite Demokraci dhe qytetarët shqiptarë ende janë në përpjekjet e tyre për të votuar të lirë, në përpjekjet e tyre që ankandi i votës të mos marrë më peng jetën e fëmijëve të tyre. Po fatkeqësisht cfarë do lloj reforme zgjedhore të ndërmarrim ne, do të duhej më parë të ndryshonim mentalitetin politik i cili mendon se paraja mund të blej cdo gjë, se presioni që vjen si koncept diktatorial nuk shkon më ne Shqipërinë europiane te 2017-tës!

Mesa duket mentalitetet nuk ndryshokan as me Marrëveshjet e Errësirës që gjoja do t’i jepnin Shqipërisë një standard tjetër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?