Raporti i ministrave të PD. Qeveria dhe PS: Është i paligjshëm. Ku i keni provat?

Vetëm pak orë pasi ministrat teknikë të PD-së shpërndanë për mediat raportin për zgjedhjet e 25 qershorit ka ardhur reagimi i Qeverisë. Në raportin e teknikëve të PD thuhet se zgjedhjet u vodhën dhe manipuluan, si dhe numërohen një sërë parregullsish gjatë procesit.

Por burime nga qeveria e rrëzojnë këtë dokument të ministrave teknikë. Sipas zyrtarëve të qeverisë, raporti i teknikëve të PD nuk ka asnjë vlerë ligjore. Sipas burimeve nga qeveria, raporti nuk është miratuar nga Task-Forca e përbashkët qeveritare mes ministrave të PS-PD, e cila u ngrit mbi bazën e marrëveshjes Rama-Basha.

“Raporti final mbi zgjedhjet konsiderohet proceduralisht jo korrekt/ i paligjshëm sepse nuk është diskutuar dhe miratuar ne mbledhjen e task forces sipas parashikimeve te VKM e cila e legjitimoi task forcën dhe përcaktoi funksionet e saj. Ajo task force është krijuar mbi bazën e një VKM, është me e gjerë në përbërje se sa vetëm ministrat teknikë dhe çdo duhet të diskutohej/votohej në task forcë. Ky është një raport vetëm i ministrave teknikë, i pa diskutuar/votuar në Task Force”,-thanë burime nga qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë qeveria e PS distancohet nga dokumenti duke mos e cilësuar një materal zyrtar, por vetëm një qëndrim politikë të ministrave të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, drejtuesit e PS-së e cilësojnë të pavlefshëm raportin dhe nga ana shqetësimeve që ngre për zgjedhjet. Sipas socialistëve, raporti ka vetëm pretendime dhe asnjë fakt apo dokument ku të vërtetohet manipulimi i zgjedhje.

Për këtë çështje ka reaguar dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Ai thotë se në dokumentin e demokratëve nuk gjen asnjë provë të besueshme që të mund të shërbejë për procedime të mëtejshme ligjore.

“Lulëlleqët mund ti besh raport, por nuk i bën dot kurrë prova!! Po prova, prova a keni? Se raporti që paskeni shkruar; është i njëjtë që prej 2001-shit! Ka një tip në PD që e ka raportin gati, ndaj e mbajnë të gjithë aty, thjesht për atë raport. Tani, raporte shkruan kushdo; puna është ti provosh, domethëne të kesh prova të qarta e të pakundërshtueshme! Të thënat e Lulzim Bashës dhe çdo zari të tij që humbi më thelle se kurrë qarkun që kryesonte-secilin qark, nuk mund të jenë prova!! Lulelleqe patjeter që janë! Madje të përsëritura!”,- shkruan  deputeti Erjon Braçe.

Dokumenti i ministrave të PD ngre një sërë shqetësimesh serioze për zgjedhjet. Por pavarësisht ankesave të sotme të qeverisë mbi anën ligjore, raporti vjen në një kohë që nuk ka më asnjë efekt. Denoncimet e ministrave të PD u bën pas shpalljes së rezultatit zyrtar të zgjedhjeve. Pra ligjërisht nuk kanë më asnjë vlerë. Maksimumi do të përdoren si bazë për nisjen e punës për reformën zgjedhore, por nuk ndryshojnë asnjë rezultat zgjedhjes.

Raporti synon të dëmtojë moralisht procesin e zgjedhjeve dhe fitoren e socialistëve. Edhe në këtë pjesë raporti i PD-së nuk do të ketë sukses. Arsyeja është e thjeshtë. Janë të njëjtat ministra që ditën e zgjedhjeve dhe gjatë fushatës nuk thanë asnjë fjalë për manipulimet dhe vjedhjen e votës.

Të ankohesh pas humbjes së garës, kur gjatë zgjedhjeve ishe dakord me PS-në, nuk ka më vlerë.

Largimi i ministrave teknikë, vjen reagimi i parë nga PD

Deputeti i sapozgjedhur dhe ish- kryetari i PD-së, Tritan Shehu reagon në lidhje me largimin e ministrave teknikë nga qeveria e Edi Ramës.

Shehu shkruan se akti i tyre i dha fund spekulimeve për një qeverisje PS – PD.

Madje sipas tij tashmë fillon edhe opozita e fortë që do bëjë Partia Demokratike përballë qeverisë “Rama 2”.

LEXONI DHE:

RAPORTI I MINISTRAVE TE PD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?