Raporti në PE, Grida Duma: Nuk ka datë për negociatat, procesi mund të shtyhet

arlamenti Europian votoi një ditë më parë  pro raportit për integrimin e Shqipërisë në BE. Por deputetja, Grida Duma, thotë se përsa kohë nuk ka një datë procesi mund të zvarritet sikundër dhe ka ndodhur deri më tani.

Duma: Është një lajm i mirë i vonuar. Përsëri nuk ka një datë fikse. Kur nuk ka datë ekzakte përsëri procesi mund të shtyhet. Nuk është lajm dhënia e rekomandimit  pozitiv. Jemi disa herë në situatën kur Komisioni ka dhënë rekomandimin me të dyja duart dhe përsëri kemi pasur shtyrje të procesit.

Po të lexosh në thellësi raportin ka shumë për të thënë sa i përket dimensionit të drejtësisë në Shqipërisë dhe besoj se ky është ai që po mban peng situatën. Ende nuk ka rezultate nga i famshmi vetting i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mos flasim pastaj për drejtësinë e shkuar tek qytetari. Jemi akoma tek mosdhënia drejtësi në sistemin e  drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ftuar në Ora News, Duma nuk preferoi të komentojë deklaratat e Ambasadorëve për rikthimin e opozitës në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duma: Nuk dua të bëj asnjë koment mbi qëndrimet e ambasadorëve. Janë si të gjithë pjesa e administratës, njerëz që gjithësesi kanë influencat e tyre, kanë këndvështrimet e tyre, bëjnë detyrën siç e mendojnë ata.

Që prej datës 23 korrik, opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me Kuvendin dhe po kaq muaj thotë Duma, deputetët vijojnë me paga gjysmake.

Duma: Ne kemi muaj dhe muaj që jetojmë më heqje page. Jetojmë me gjysmë page, çerek page. Bojkoti i opozitës do të vazhdojë përsa kohë aksioni i opozitës do të jetë me produkt. Një parti politike nuk është një OJF. Fatkeqësisht me bojkot u arrit dekriminalizimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?