Raporti, Vasili: Vendi drejt pasigurisë së rëndë, qeveria e lumtur
Pas raportit të Gallup për Ligjin dhe Rendin, ku Shqipëria shënohet me të kuqe si vendi më i pasigurtë në Ballkan, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së. Petrit Vasili, në një reagim në facebook, shprehet se vendi është drejtë pasigurisë së rëndë kombëtare, ndërsa qeveria thotë Vasili, është e lumtur.
”Rendi publik po përjeton ditë të errta mosfunksionimi në terren, humbje të betejës dhe nënshtrim ndaj trafiqeve e krimit të organizuar, si dhe humbjen e plotë të besimit të qytetarëve”,-shkruan Vasili.
Më tej, kreu i deputetëve të LSI-së në kuvend, ironizon se fjalët se për këtë raport kreu i qeverisë do ta reklamojë me një video koreanoveriore. ”Tani pritet si gjithmonë ndonjë video idiote koreanoveriore e kryeministrit, që tregon lumturinë e madhe që nuk ekziston dhe ca shifra statistikash të shkruara nën eksitimin narkotik të gjumit të vapës”,-shton më tej Petrit Vasili.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Ligji dhe rendi më keq se kurrë në Shqipëri, vetëm qeveria është e lumtur.
Çdokush në Shqipëri e ndjen dhe e provon përditë mungesën e ligjit dhe zbatimin e njëanshëm, preferencial dhe penalizues të tij. Kjo i ka bërë qytetaret dhe bizneset më të pasigurtë se asnjëherë.
Rendi publik po përjeton ditë të errta mosfunksionimi në terren, humbje të betejës dhe nënshtrim ndaj trafiqeve e krimit të organizuar, si dhe humbjen e plotë të besimit të qytetarëve.
Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë. Shqipëria është e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët.
Vetëm qeveria dhe disa OJF të shplara, janë të lumtura për situaten dhe të dyja sëbashku gënjejnë pa u lodhur, ndërsa vendi rrëshqet e rreshqet rrezikshëm drejt pasigurisë së rëndë kombëtare.
Tani pritet si gjithmonë ndonjë video idiote koreanoveriore e kryeministrit, që tregon lumturinë e madhe që nuk ekziston dhe ca shifra statistikash të shkruara nën eksitimin narkotik të gjumit të vapës.
KOHA JONË SONDAZH

