FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein: Të hapen negociatat

Raportuesi për Shqipërinë në KE, Knut Fleckenstein vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri ishin një test i kaluar me sukses.

“Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, duke qenë se proçesi ishte i qetë dhe u pranua nga të gjitha palët.”, tha eurodeputeti. Pretendimit për shit/blerje të votës, Fleckenstein thotë se duhet të ndiqen në rrugë ligjore.

“Nuk kam prova të shit/berjes së votës, por nëse ka prova për këtë, ato duhen të paraqiten para Gjykatës. Për mua shit/blerja e votës është një çështje nderi. Ata që blejnë votën dhe që e shesin atë, nuk kanë nder dhe shkatërrojnë vendin e tyre. Dhe nëse kjo vazhdon, atëherë mirupafshim.” – u shpreh Fleckenstein.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas eurodeputetit, është koha që Brukseli të hapë negociatat me Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo, nuk jam dakort me komisionerin Hahn, se ne kemi thënë që ka dy pika që duhen plotësuar për hapjen e negociatave. Zgjedhjet dhe fillimi i zbatimit të procesit të Vettingut. Ne duhet t’i përmbahemi kësaj dhe të hapim negociatat sa më shpejt të jetë e mundur.” – deklaroi eurodeputeti Fleckenstein.

Edi Rama deklaroi në fillim të muajit se Shqipëria mund të aplikojë për hapjen e negociatave këtë vjeshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?