Reagimi për PD/Balla: Qytetarët s’kanë asjë arsye të shkojnë në protestë
Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla e zhvilloi takimin e tij të parë në Librazhd me nëna dhe motra të këtij qyteti.Qindra gra e vajza ishin mbledhur në qendrën e Librazhdit, të transformuar nga projekti i Rilindjes Urbane.
Duke shprehur kënaqësinë dhe falenderimin për një mbëhtetje kaq të madhe, Balla tha se qytetarët e Librazhdit, por edhe të gjithë Shqipërisë sot s’kanë asjë arsye të shkojnë në protestë:
“Sot në Tiranë PD ka thirrur një protestë. Apeli im dhe i gjithë Librazhdit para kësaj proteste është: Protesta bëni sa të doni, por xhama mos thyeni, gurë mos hidhni, Shqipërinë mos e e prishni sepse Shqipëria boll ka vuajtur këto 25 vite. Nuk na duhen më as ’97 as ’98 sepse të parat që vuajnë më shumë nga dhuna janë nënat, janë motrat dhe ato që qajnë më shumë janë nënat e motrat.
Apeli im edhe një herë është të mos ketë dhunë, por vetëm protestë paqësore, pavarësisht se unë nuk gjej asnjë arsye për të qenë një qytetar i thjeshtë në atë protestë. Në atë protestë nuk protestohet për vende pune, në atë protestë nuk protestohet për mirëqenie, nuk protestohet për shtet, por për të kundërtat e këtyre.” Më tej Balla foli për projektet e qeverisë të cilat e kanë shndërruar Librazhdin dhe të gjithë Shqipërinë. Ai tha se megjithatë shumë mbetet për t’u bërë dhe shumë do të bëhet në 4 vjeçarin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

