FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon ambasadori i OSBE: Ja ku e morëm informacionin për raportin

Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Florian Rauning reagoi sërish në një lidhje me një raport të publikuar nga media, ku flitet për lidhjet kriminale të politikanëve kryesorë në vend.

Rauning pranon ekzistencën e raportit, por thotë se ai është thjesht grumbullim informacioni nga raportimet e medias dhe pretendimet që qarkullojnë në publik.

“Lidhur me informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë publik – pa autorizim – dhe objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lejomëni ta shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj të përsëris se përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës.

Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t’u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues.

Së fundi, dëshiroj të theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera të Prezencës me institucionet shqiptare, veçanërisht me Kuvendin, Qeverinë dhe partitë politike, si dhe të hedh poshtë me forcë çdo përpjekje për të minuar këto marrëdhënie. Ne do të vijojmë të punojmë ngushtësisht me të gjithë aktorët për të përmirësuar standardet e jetës publike”, tha Rauning. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?