Reagon ashpër Grida Duma: U bë vrasja e votës së lirë, ja pse PD-ja….

80 votat pro kandidaturës së Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit, ka hapur një debat në mesin e demokratëve. Kjo për arsye se PS-ja ka 74 mandate dhe për të shkuar te numri 80, aq sa mori z.Ruçi, 2 votat pro tij kanë ardhur nga PD-ja sepse LSI nuk votoi.

Mbi këtë situatë, deputetja e PD-së, Grida Duma, njëherësh edhe zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së, tregon pse PD-ja nuk mori pjesë në numërimin e sotëm.

Në një status në facebook, ajo shkruan se: “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendosi me qëllim të qartë të lërë Partinë Socialiste të administronte numërimin dhe votimin; pikërisht për të vërtetuar deri ku shkon e keqja. U faktua!  Sot u vodh dhe u manipulua edhe rezultati i sigurtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas saj, mosmarrja pjesë e PD-së në komisonin e votimit, u bë për të dëshmuar se që në nisje të legjislacionit, u bë vrasja e votës së lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mosmarrja pjesë e opozitës, Partisë Demokratike në komisionin e votimit u bë pikërisht për të faktuar se udhëheqësia me “Ruçë” do të jetë si në diktaturë, ku shkruheshin dëshmitë e rreme në dosjet që do të përcillnin vrasjet reale.  Në seancën e parë të kësaj legjislature u krye vrasja e parë e votës së lirë”, shkruan më tej Duma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?