Reagon ashpër Paloka kundër Alibeajt: Nga zarfet e grupit të PS te “zarfet” e grupit Alibeu

Deputeti i PD, Edi Paloka, shkruan sot se loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si konsensual zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën më të trashë.

Reagimi i plotë i Edi Palokës

Nga zarfet e grupit të PS tek “zarfet” e grupit Alibeu.
Propozimet e Ramës shiten si kritere të “opozitës”!
Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën më të trashë. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do dalë nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di nëse ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?