Reagon Basha: Republika e vjetër do të përmbyset, se s’ka rrugë tjetër

Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i ka kthyer pergjigje deklaratave te kryeministrit Edi Rama lidhur me akuzat e tij, i cili tha se si populli i Shqipërisë ashtu dhe zyrtarët e huaj e kanë humbur plotësisht besimin tek ai. Basha shprehet i vendosur qe PD dhe opozita nuk do lejojne qe te behen zgjedhje fasade.

Reagimi i kryedemokratit Basha

Shqiptarët folën. Nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje fasadë. Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa opozitën, zgjedhje moniste. Nuk do të ketë kurrë më një diktaturë moniste që emëron edhe opozitën fasadë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kishim dy zgjedhje përpara. Zgjedhja e parë ishte të ulnim kokën e të pranonim fatin tonë si skllevër të republikës së vjetër të krimit, të drogës e të oligarkëve, të pranonim republikën e vjetër ku i gjithë pushteti politik dhe ekonomik kontrollohet nga pak njerëz që shtypin çdo të drejtë dhe mundësi të shumicës së shqiptarëve. Përgjigjen për këtë, shqiptarët e dhanë dje me bashkimin e tyre më të madh kur njëzëri thanë: Kurrë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Zgjedhja e dytë është në dorën e republikës së vjetër. Të çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet e t’u kthejmë pushtetin qytetarëve përmes qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme ose të përmbysim republikën e vjetër përmes bashkimit, marshimit dhe qëndresës popullore të qytetarëve të Republikës së Re.

Në njërën apo tjetrën mënyrë, krimi do të çmontohet, droga do të çmontohet, republika e vjetër do të përmbyset. Sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër për të ardhmen europiane të Shqipërisë. #NgrihemiBashke#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?