Reagon Rama për babanë e deputetit socialist që u shpall “non-grata” nga SHBA
Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët shqiptarë në Berlin, është pyetur për vendimin e DASH që ka shpallur “non grata” ish-deputetin Aqif Rakipi, djali i të cilit është sot në Parlament si deputet i dalë nga listat e PS.
Zgjodhët një kandidat që sot është deputet pa ndonjë kontribut në parti, babai i të cilit është shpallur “non grata”, a ndiheni se keni marrë vendimin e duhur?
Rama: Të vijmë deri në Berlin për të folur për kandidatët e PS në Tiranë më duket pak e sforcuar, kështu që kalojmë në pyetjen tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

