FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rebelim në PD e Korçës: Të anulohet votimi, është farsë!

Me një peticion të firmosur nga anëtarë të Partisë Demokratike në Korçë, kërkohet të anulohet procedura farsë që ka nisur Lulzim Basha për votimin për kryetar.

Demokratët e Korçës shkruajnë në peticion se Lulzim Basha bëri marrëveshje me Ramën për të garantuar votën në 25 Qershor dhe i doli zgjedhjeve. Kësisoj, është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues për manipulimin apo blerjen e votës.

“Në një situatë si kjo demokratët nuk kanë si t’i kërkojnë llogari “hajdutit”, por bëjnë përgjegjës “rojtarin”. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta” shkruajnë demokratët e Korçës në peticion.

Swiss Digital Desktop Reklama

130 firma janë hedhur mbi peticionin që kërkon të ndalet pengmarrja e PD-së kërkohet:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Anullimi i procedurës dhe farsës së nisur nga Z.Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD me gjithë farsën që i shoqëron”, shkruhet në peticion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?