Reforma – 2 vjet burg nëse shisni votën, jo financime private

Reforma Zgjedhore do t’i kalojë për shyrtim komisionit të posaçëm parlamentar, i ngritur rreth një vit e gjysmë më parë.

Paketa e Reformës, pas shqyrtimit në komisionin ad hoc do t’i përcillet seancës së Kuvendit në orën 18:00.

Nuk mblidhen “Ligjet”, reforma direkt te komisioni ad hoc
Burime pranë Kuvendit thanë për Shqiptarja.com se nuk do të mblidhet komisioni i Ligjeve siç edhe ishte deklaruar më herët, por paketa e Reformës do t’i përcillet direkt komisionit ad hoc. Mbledhja e komisionit do të nisë në orën 17:00, ndërsa në 18:00 është njoftuar thirrja e Kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, ku edhe do të miratohen propozimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarja.com ka siguruar ndryshimet që pritet të prekin reformën, të cilat sjellin ndërhyrje në Kodin Penal. I tërë kapitulli ka të bëjë me kundravajtjet elektorale, të cilat do të konsiderohen krime zgjedhore dhe parashikohet ashpërsim i masave për rastet e shitblerjes së votës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë pikë duket se kanë dhënë “Ok”-in si PD ashtu edhe PS. Ndryshimet në Kod parashikojnë burg deri në dy vjet minimumi, ndërsa dënimi vlen njësoj si për blerësin e votës ashtu edhe për atë që e shet. Maxhoranca dhe opozita janë dakord për pjesën e parë të nenit, atë të dënimit, ndërsa po negociojnë nëse penaliteti do të jetë njësoj të dyja kategoritë e shkelësve.

Gjithashtu, një tjetër pikë e rëndësishme është ndryshimi i ligjit për financimin e partive.

Sipas propozimit të PD, partitë politike nuk duhet të përfitojnë më financime nga privati, por vetëm nga shteti.

Ndërkohë që një propozim i tillë sipas PS bie ndesh me Kushtetutën, sepse partitë kanë dhe kuota anëtarësie. Megjithatë edhe për këtë çështje, vijojnë negociatat mes partive politike deri në arritjen e një pike dakordësimi.

Gjithashtu, pritet që gjatë kësaj të hëne të zhvillohen negociata mes palëve për finalizimin e reformës me konsensus.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme sot në 18:00, Kuvendi pritet të mbyllë paketën e ndryshimeve në Reformën Zgjedhore.

Në fillim të seancës komisioni do t’i kërkojë Kuvendit zgjatjen e mandatit, thjesht për formalitet kjo, sa për të miratuar ndryshimet.

Ndërsa në fund të seancës do të depozitohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal për ashpërsimin e masave lidhur me shitblerjen e votës si dhe ato për financimin e partive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?