Reforma në Drejtësi, EURALIUS: Tejkalohen afatet e vendosura në Kushtetutë
”Ka vonesa në zbatimin e Reformës në Drejtësi”, nënvizohet në raportin e fundit të Misionit të Bashkimit Europian në Tiranë, EURALIUS.
Raporti thekson se gjatë reformës, periudha kalimtare nga institucionet e vjetra tek ngritja e institucioneve të reja është zgjatur dukshëm përtej afateve kohore të caktuara me ndryshimet në Kushtetutë.
“Për shkak të vonesave, KLGJ, dhe KLD ende nuk janë reformuar. Themelimi i institucioneve të reja drejtuese të drejtësisë varet nga rivlerësimet e kandidatëve të gjykatësve dhe prokurorëve”,-thuhet në raport.
EURALIUS theksoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, u përfshirë në veprime të paligjshme dhe as nuk mori masa disiplinore ndaj tyre, edhe pse e ka detyrim ligjor.
Për shkak të vonesave në zbatimin e reformës së drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është themeluar. Institucioneve që rekrutojnë apo zgjedhin anëtarët e rinj të drejtësisë iu kërkohet që të sigurojnë krijimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Parlamentit i kërkohet të përfundojë punën me ligjet e reformës në drejtësi ndërsa KLD dhe KLP duhet të krijojnë standardet dhe praktika të për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim që të sigurohet një sistem i besueshëm dhe transparent i meritës.
KOHA JONË SONDAZH

