Reforma zgjedhore, Vasili: Balla s’është shoku Enver që të vendosë gjithçka

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se reforma zgjedhore duhet të përodhojë një mekanizëm për ti dhënë fund vjedhjes apo blerjes së votave. Në studion e lajmeve të Ora News, Vasili u shpreh se reforma zgjedhore kërkon zgjidhje konstruktive dhe se  ajo nuk mund të jetë as pronë e mazhorancës dhe as e opozitës.

Gazetarja: Ky do të jetë një komision bipartizan, ashtu sic edhe e lejon formula ligjore.

Vasili: Nuk e dimë si do jetë ?

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazetarja: Të paktën zoti Balla tha që do të jetë një komision bipartizan sepse kështu funksionon?

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Po besoj që zoti Balla nuk është shoku Enver dikur që mund të vendoste gjithçka…Do ulemi në tavolinë dhe të vendosim formatin dhe formati i komisioni dhe përbëraj e tij janë qasje që vendosen në tavolinat e politikës. Nuk i vendos një kryetar grupi parlamentar kushdoqoftë ky.

Reforma zgjedhore kërkon zgjidhje konstruktive, ajo nuk mund të jetë as pronë e mazhorancës dhe as e opozitës. Reforma zgjedhore duhet të prodhojë një mekanizëm ku pronari i vetëm i votës është qytetari shqiptar dhe politika nuk ka të drejtë t’ia tjetërsojë votën, as tia shesë dhe blejë dhe as ta kërcënojë. Mund të jetë një mazhorancë që mund të sillet ndershmërisht me reformën, mund të jetë një opozitë që mund të mos sillet ndershmërisht me reformën, tavolina e diskutimit i ndan gjërat sa i ndershëm është secila forcë në lidhje me procesin.

Vota e emigrantëve

Vasili: E kam shumë të vështirë të interpretoj këto shakatë në Facebook të kryeministrit, i cili është i dalluar për papërgjegjshmëri. I ka të gjitha mundësitë, është deputet, le të bëhët dhe anëtar i Komisionit të reformës zgjedhore dhe të paraqesë idenë e tij si e ka, pasi për votën e emigrantëve përpara se të flitë zoti Rama apo Balla kemi folur që në 2005  në platformën e parë të LSI. Nuk dëgjonte apo nuk i pëlqente PS, kjo nuk do të thotë se historia fillon me Ramën dhe Ballën.

Kemi qenë të hapur dhe duhet parë kush është mekanizmi konkret. Është një votë që administrohet në mënyrë korrekte, ka modalitete për ta bërë një votë, të përfshihet në sistemin zgjedhor. Ka shumë gjëra që duhet ti jepet përgjigje, thjesht vota e emigrantëve, një gjë e tillë e hedhur në ajër është propagandë, populizëm.  Është koha të ndahemi nga populizmat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?