Reforma zgjedhore/PS i përgjigjet Bashës: Nuk mund të ulesh me kushte
Partia Socialiste shprehet e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën lidhur me reformën zgjedhore. Pak minuta pas deklaratës së Bashës kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar jo vetëm me PD-në por dhe me LSI-në. Balla tha se javën e ardhshme do të ngrihet komisioni për reformën zgjedhore.
“Ne jemi të gatshëm në sancën më të parë të ngrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore për të adresuar çështjet e lëna pezull e të padresuara nga raportet e OSBE/ ODIHR. Menjëherë sa po të nisë puna të gjitha çështjet që ka adresuar zoti Basha janë pjesë e shqyrtimit. Në reformën zgjedhore nuk mund të ulesh me kushte. Kushti bazë është vota e shqiptarëve kudo që ata jetojnë,” u shpreh Balla.
KOHA JONË SONDAZH

