Rekomandimi i KE për çeljen e negociatave, reagon Rama: Konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces”.

Kryeministri Rama në Twitter:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces????
Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?