Replikat/Kryemadhi: Deri tani s’jam marrë me gruan dhe motrën e Taulant Ballës
Mazhoranca votoi edhe njëherë projektligjet e rendit të ditës nën protestën e opozitës në sallën e Kuvendit.
Por, gjatë fjalës së tij para mediave, afrohet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe mes tyre zhvillohet një dialog i tensionuar.
Monika Kryemadhi: Të flasim edhe ne të opozitës.
Taulant Balla: Patjetër që do të flasësh se atje brenda ta zuri Luli vendin. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit të Republikës ka filluar të bëjë zhurmuesen, por ky është fati i keq i opozitës.
Monika Kryemadhi: Taulant, s’jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde.
Taulant Balla: Kjo është edukata juaj!
Monika Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, po mos u merr me çështje familjare.
KOHA JONË SONDAZH

