FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rezultati final në KQZ. Ish-ministri i Berishës: Pjesë e paktit Rama-Basha

Ish-minsitri i Jashtëm gjatë qeverisjes së Sali Berishës, Besnik Mustafaj po flet në këto momente në studion e News24.

Gjatë intervistës, ai komentoi edhe votimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraditen e sotme, ku edhe Partia Demokratike votoi pro.

Sipas tij, votimi 7 me 0 është pjesë e marrëveshjes Rama-Basha dhe tregoi paaftësinë e PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë shqiptarët e dinë se zgjedhjet ishin të manipuluara. KQZ është një strukturë juridike dhe votimi që u bë sot me 7 vota pro dhe 0 kundër, është pasojë e marrëveshjes Rama-Basha dhe pasojë e paaftësisë së PD. Nuk ka asnjë surprizë dhe kjo i heq të drejtën opozitës që të thotë se këto zgjedhje ishin të manipuluara, përderisa sot e dha votën pro për tabelën përfundimtare të zgjedhjeve”, deklaroi Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?