Rezultati i Tiranës, KQZ shqyrton sot ankimimet e PDIU dhe PS

Fati i mandatit të 34 në Qarkun e Tiranës do të vendoset sot në KQZ.

Institucioni i administrimit të zgjedhjeve do të marrë në shqyrtim këtë të mërkurë dy kërkesat ankimore të PS dhe PDIU për rezultatin e Tiranës.

Të dyja kërkesat kanë për objekt hapjen e një numri të caktuar kutish dhe rinumërimin e votave. PS ka pretendime për rezultatin e nëntë kutive në Tiranë, ku ata pretendojnë se PDIU-së i janë shënuar më shumë vota se sa ka marrë realisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto pretendime, sipas PS, vërtetohen edhe nga pamjet filmike por edhe nga vlerësimet e bëra nga vëzhguesit në vendet e numërimit të votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, edhe PDIU kërkon hapjen e kutive. Janë 29 kuti votimi të cilat sipas PDIU kanë prodhuar një rezultat të rremë për këtë forcë politike. PDIU pretendon se në këto kuti gjenden më shumë vota nga sa i janë shënuar kësaj force politike në tabelën e rezultateve të Tiranës.

Këto vota, sipas PDIU, do bëjnë të mundur kapërcimin e pragut elektoral në Qarkun e Tiranës dhe për rrjedhojë marrjen e mandatit të Shpëtim Idrizit.

PDIU ishte shumë pranë kapërcimit të pragut prej 3% në Tiranë, por për 37 vota humbi mandatin e deputetit.

Afati për kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit u mbyll dje, ndërsa kërkesat e vetme nga subjektet politike janë ato të PS dhe PDIU për Tiranën dhe PD e cila kërkon rinumërimin e dy kutive të Kuçovës në Qarkun e Beratit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?