Rezultati zhgënjyes i 25 qershorit, jep dorëheqjen një tjetër kryetar partie…!

Bilal Kola, themelues dhe drejtues i Aleancës Popullore për Drejtësi, ka njoftuar dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD.

Permes nje statusi ne rrjetet sociale ai thote se vendimi ka ardhur pas nje reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit.

Reagimi ne rrjetin social: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dashur Miq!

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 1 reflektimi te thelle mbi rezultatin e zgjedhjeve te 25 Qershorit kam vendosur te jap doreheqjen e parevokueshme nga drejtimi i APD!

Ne publikimin zyrtar te KQZ, pas kryerjes se procesit te ri-numerimit te disa kutive ne Qarkun Tirane, rezultoi qe APD ishte subjekti i trete me i demtuar nga vjedhja e votave…, por ky fakt nuk mund te zhbeje rezultatin tejet te dobet si dhe pergjegjesine personale qe une ndjej per kete rezultat!

Deshiroj te falenderoj perzemersisht gjithe votuesit e APD per besimin e dhene.

Deshiroj te falenderoj perzemersisht dhe tu shpreh mirenjohjen e thelle gjithe kontributoreve ne APD per kurajon civile, punen e palodhur, impenjimin me mish e me shpirt per jetesimin e kauzave te larta APD.

Deshiroj ti siguroj te gjithe kontributoret dhe votuesit e APD se tek une personalisht do kene gjithmone 1 mik dhe bashkeudhetar ne arritjen objektivave te perbashketa dhe jetesimin e kauzave te larta.

Jeta vazhdon, synimet vazhdojne, objektivat nuk ndryshojne!

Me mirenjohje te thelle, Juaji Bilal Kola

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?