Rigerta Loku përlot Kuvendin: Lironi karriget dhe ejani në fshat…(VIDEO)
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot, por me një takim të veçantë, pasi në të marrin pjesë njerëz të thjeshtë, specialistë dhe zyrtarë puna e të cilëve lidhet direkt me zonat rurale të vendit.
Një ndër fjalimet që ka ngjallur më shumë emocione në këtë seancë ishte ai i Rigerta Lokut, zonja nga Mirdita që më herët ka tërhequr vëmendjen e medias për faktin se pasi është diplomuar në “La Sapienza” në Itali, në pamundësi punësimi në vend, ka gjetur si mundësi vetëpunësimi hapjen dhe manaxhimin e një ferme dhish në Mirditë.
“Duhet të vini te stallat atje, jo unë të vij këtu në Kuvend. Unë jam aty, nuk shkoj asgjëkundi pres, nuk qëndroj kot, punoj, por pres. Ejani të shikoni, ejani atje, në doni ushqim buke e zemër, ushqime bio, ejani në fshat, ju lutem gjithsecilit të mos vini me makinë të vogël, ejani me fuoristradë, se atje nuk shkon makina, nuk shkon makina”, ka thënë ajo mes lotësh.
Fjala e saj është ndërprerë vazhdimisht, jo vetëm se ajo përlotej dhe fshinte lotët me shami, por edhe sepse të pranishmit në atë sallë si rrallë herë shpërthyen në duartrokitje mbështetëse.
“Fshatrat e strukur nuk kanë rrugë, jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe zhvillim, nuk kërkojmë asgjë tjetër”, tha ajo, duke treguar historinë e Kristinës, së fshatit të saj, por që sipas saj, çdo fshat e ka një të tillë.
https://www.facebook.com/politiko.al/videos/285868708579800/?hc_ref=ARRfL5IIoixL7IB4-hob17rXgd0zPXtxM_FXtquqR7z4Xo5KNFVq5KpI9He2tY0nX8s
KOHA JONË SONDAZH

