Rikthehet në PD, Nishani do të drejtojë grupin e të vjetërve

Bujar Nishani pritet të rikthehet në partinë Demokratike. Vetëm pak kohë pasi dorëzojnë postin e kreut të shtetit shqiptarë Bujar Nishani pritet të rikthehet në familjen e tij politike, duke marrë një post honorifik në partinë më të madhe opozitare në vend.

Burime konfidenciale për Report Tv konfirmojnë se ish kreu i shtetit i cili dorëzoi detyrën me datën 24 korrik për pasuesin e tij Ilir Meta, do të rikthehet në partinë Demokratike për drejtimin e një grupi të të vjetërve me kontribute në PD që kryetari Basha pritet ta krijojë në vjeshtën e këtij viti.

Të njëjta burime konfirmojë se ky grup, emri i të cilit nuk është vendosur ende, por që mund të cilësohet si grupi i mentarëve në PD do të merret me orientimin e politikave organizative dhe të politikëbërjes në partinë Demokratike, tashmë opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e planit të punës së këtij grupi me peshë në partinë Demokratike, ku mendohet të jenë pjesë e të cilit emra të njohur të kësaj force politike që prej themelimit të saj, mendohet të jetë organizmi dhe mendimet që do të ofrohen si alternativë për sjelljen e partisë demokratike në pushtet në përballjen e ardhshme elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujar Nishani mori detyrën e kreut të shtetit 5 vite më parë, ndërsa më herët kishte mbajtur disa poste në kabinetin e qeverisë Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?