Rikthimi i vizave, ish-Ministri Malaj tregon çfarë ndodh me shqiptarët

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar rreth lajmit se Holanda ka kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët. Malaj shkruan se nëse lajmi është i vërtetë atëherë duhet të konfirmohet nga ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe duhet nisur një bashkëpunim mes dy qeverive.

Në një postim në rrjetin social facebook, Malaj shkruan se: “Procesi i Integrimit Europian është i gjatë dhe gjatë kësaj periudhe herë pas here vende të ndryshme mund të paraqesin shqetësime të ndryshme. Shpesh herë në vendet e BE-së, gjatë periudhave të tyre elektorale, tensionet kundër hapjes së kufijve dhe tregut të punës dhe sidomos agresiviteti kundër emigrantëve është pjesë e platformave elektorale sidomos në vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses në parlament”.

Reagimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi se qeveria hollandeze ka kerkuar rikthimin pjesore te kushtezimeve per levizjen e lire te shqiptareve po sundon debatet publike dhe politike. Nqs lajmi eshte i vertete cdo shqetesim eshte i përligjur dhe nje bashkepunim sa me efektiv me qeverine hollandeze eshte imediat. Nqs lajmi nuk eshte i vertete, cdo angazhim publik alarmues eshte jo i drejte dhe jo produktiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Se pari-duhet qe ky lajm te konfirmohet nga nga Ministria e Jashtme.

Se dyti-procesi i integrimit europian eshte i gjate dhe gjate kesaj periudhe te gjate here pas here vende te ndryshme mund te paraqesin shqetesime te ndryshme. Shpesh here ne vendet e BE gjate periudhave te tyre elektorale, tensionet kunder hapjes se kufijve dhe tregut te punes dhe sidomos agresiviteti kunder emigranteve eshte pjese e platformave elektorale sidomos ne vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament.

Se treti-analiza serioze e ketyre kerkesave dhe bashkepunimi me keto vende dhe institucionet e BE-se per ti sqaruar, zbutur apo reduktuar keto shqetesime mbetet prioritet i perhershem i qeverise dhe parlamentit.

Se katerti-kerkesat e here pashershme qe BE kushtezon vendet kandidate apo aspirante nuk behen per te ushqyer agresivitetin partiak por per te perafruar qendrimet dhe angazhimet e perbashketa te te gjithe faktoreve politik dhe shoqerore.

Se pesti-koha e paqartesive, periudhat e keqperdormit te lajme jo te verteta duhet te jete sa me e shkurter, per kete kerkohet transparence per cdo kerkese, per cdo kushtezim dhe sidomos angazhim konkrete per plotesimin e kerkesave si edhe per reduktimin dhe eleminimin e pengesave ne procesin e ndertimit te shtetit ligjore dhe anetaresimit ne BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?