“Rikthimi i vizave”, Ristani akuzon Ramën: Ç’e duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m..tin tonë
Kërkesa e Holandës për vënien e regjimit të vizave për Shqipërinë ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e përfaqësuesve të Partisë Demokratike të cilët akuzojnë kryeministrin Edi Rama për keqqeverisjen e vendit në këto 4 vite.
Një reagim i tillë vjen edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shprehet se përveç kërkesës së Holandës, 8 vende të BE-së shqiptarët përbëjnë grupet kryesore të azilkërkuesve.
E duke marrë shkas nga këto të dhëna, Ristani ironizon duke thënë që e gjithë kjo ndodhe teksa “Rilindja” e Ramës deklaron se ka bërë aq sa nuk është bërë në 25 vite në Shqipëri. “Ç’e duam lëvizjen e lirë, mirë jemi në m..tin tonë”- shprehet Ristani.
Komenti i Arben Ristanit
Hollanda kerkon rivendosjen e vizave per shqiptaret. Ne 8 vende te B.E. shqiptaret perbejne grupet kryesore te azilkerkuesve.
E gjitha kjo nderkohe qe rilindja ka bere aq sa nuk eshte bere ne 25 vite ne Shqiperi.
Ce duam levizjen e lire, mire jemi ne m..tin tone.

KOHA JONË SONDAZH

