Rikthimi i vizave, zëdhënësja e KE: Shqiptarët nën monitorim…

Bashkimi Europian, është në një konflikt mes vendeve të bllokut, sa i takon lëvizjes së lirë. Për Shqipëri, Hollanda dhe Franca, duket se kanë gati kërkesën për rikthimin e vizave, por mbi këtë shqetësim që prek edhe Ballkanin, zëdhënësja e Komisionit Europian, Tove Ernst, është shprehur se për momentin nuk ka kërkesa konkrete.

“Qytetarët e vendeve të Ballkanit kanë të drejtë të rrinë për një periudhë të caktuar në territorin e BE-së, por nuk duhet abuzuar me këtë të drejtë për të kërkuar azil. Deri tani, nuk kemi marrë njoftim nga asnjë shtet anëtar, por vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”,-tha Ernst në një prononcim për ”ABC News”.

Por duke qenë se Shqipëria mban ende numrin më të lartë të azilkërkuesve nga Ballkani dhe për këtë zëdhënësja thotë se duhet më shumë sensibilizim nga autoritetet në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi në kontakt direkt me autoritetet shqiptare dhe e vlerësojmë që kjo çështje shihet me vëmendje. Nga njëra anë, kjo duhet trajtuar në nivelin kombëtar përmes fushatave të sensibilizimit për të informuar të gjithë qytetarët për të drejtat dhe detyrimet, por nga ana tjetër duhet punuar për të luftuar rrjetet e trafikantëve, që ndihmojnë qytetarët për të lëvizur brenda Bashkimit Europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?