FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëfehet Rama-Nga puthjet e gjysheve e deri tek shprehja e Ruçit që hera e parë është më e bukura

Kreu i qeverisë mes humorit dhe batutave pohoi nga Fieri, ku ishte në një takim me gratë socialiste, se sot kishte marrë shumë përqafime dhe puthje të cilat i kishin dhënë energji pozitive.

“Dua të falënderoj ato gjyshe, mezi arrita gjallë nga rruga, pasi më kanë përqafuar dhe puthur, sa më kanë dhënë energji dyfish për këtë betejë”, tha Rama. Nga ana tjetër ai kujtoi dhe një shprehje të kandidatit për deputet në këtë qark, Gramoz Ruçi.

“Falenderoj dhe vajzat që kanë ardhur në këtë takim për herë të parë, se siç thotë dhe Gramozi: Hera e parë është më e bukura. Kështu thotë Gramozi. Ndaj të votosh për herë të parë në 25 qershor është moment i paharrueshëm”, nënvizoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?