Rrëzohet pema, shkatërrohet plotësisht makina në mes të Tiranës (FOTO)

Një incident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë në rrugën “Sami Frashëri”.

Një pemë është rrëzuar mbi një mjet të e parkuar në kryqëzimin e Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, duke e shkatërruar plotësisht makinën.

Me sa duket nga lagështia për shkak të reshjeve, pema është thyer dhe ka rënë automjetin “Renault”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?