Rritja e çmimit të ujit, reagon edhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

REAGIMI I BASHES

Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ajo është e fortë dhe e vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?