Rrjedhja e votave të LSI në Durrës. Reagon Lefter Koka

Deputeti i LSI-së në Qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka reaguar për rrjedhjen e 4 votave të këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Në një reagim ai thotë se vota e 4 këshilltarëve të LSI nuk pasqyron qëndrimin politik të LSI.

Reagimi i plotë i Lefter Kokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot Grupi i Keshilltareve te LSI mori vendimin mos te jene pjese e votimit te buxhetit 2018 per Bashkine Durres.
Keshilltaret zgjidhen te perfaqesojne zerin dhe interesat e qytetareve dhe eshte detyre e tyre te ngrene zerin e kerkojne nje buxhet social, nje buxhet qe permbush nevojat bazike dhe imediate te qyetareve .
Kete detyre morale ndaj qytetareve sot nuk e permbushen 4 nga anetaret e LSI ne Keshillin Bashkiak: Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda, Skender Korriku. Ju miqte e mi i keni bere sot nje sherbim shume te keq Durresit dhe bashkeqytetareve tuaj. Nuk ishte ky misioni yne!
Ne buxhetin qe u votua sot u harrua se Bashkia ka nje siperfaqe 5 here me te madhe se ajo e 2015-es.
Buxheti Bashkise Durres nuk mund te jete buxheti i 3 projekteve miliona eurosh!
36 milione euro sot duhet te shkonin per familjet ne nevoje, per hapesirat e gjelberta te munguara ne kete qytet, per hapesira argetimi publike per femijet tane, per cerdhet e kopshtet e munguara ne Shkozet , Kenete, Spitalle e Njesite Administrative! Per mijera banore qe permbyten cdo vit, per mijera banore qe nuk kane ujin e pijshem ne shtepite e tyre.
Mijera banore ne Njesite Administative, zero buxhet per nevojat e tyre!
Asnje plan per uljen e papunesise, asnje plan per zhvillimin e turizmit, asnje plan per mjedisin , asnje plan per trajtimin e mbetjeve urbane, asnje mbeshtetje apo incentiva per biznesi.
Ky nuk eshte Durresi qe duam !

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?