Rroftë Vetting-u, Manjani: Më mirë Ardiani se shejtani në djep
Gjyqtari i Lartë Ardian Dvorani, një nga ekspertët e nivelit të lartë të reformës në drejtësi e kaloi provën e Vetting-ut. Por Ylli Manjani thotë se Dvoranit nuk i mbaron kurrë mandati, pasi prej 13-vitesh është në sistemin e Drejtësisë. Ish-ministri i Drejtësisë, ironizon me shprehjen e Ramës, duke thënë se: ”Më mirë Ardiani se shejtani në djep”.
Statusi i plotë
Sido të vijnë rrethanat politike; sido të jenë ligjet që shkruhen; sido të vendosë Gjykata Kushtetuese; Ardian Dvoranit nuk i MBARON MANDATI asnjëherë! U zgjodh për të shërbyer për 9 vite në Gjykatën e Lartë. Shokët e tij ikën, se ju mbaroi mandati. Ardiani JO!
Ka hyrë në vitin e 13-të dhe rri aty!!! As Vetting-u nuk e tundi dot prej aty, megjithse qëndron në shkelje të hapur me Kushtetutën e Republikës!
Pra siç na mësin edhe udhëheqësi: më mirë Ardiani se shejtani në djep!
Rroftë Vetingu, krejt “i pavarur”! R.I.P Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe e gjithë Reforma!
KOHA JONË SONDAZH

