FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rroshi e quan Bashën qen

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kavajës, Elvis Rroshi, me një postim në FB, i përgjigjet komenteve të kryetarit të PD, Lulzim Basha se ai ka edhe një dënim në Zvicër.

“I kujtoj Lules se Shqupit se isha une qe dhashe doreheqjen per nje denim ne mungese qe e zbulova vete. Nuk ishte as Lulja e Shqupit as Saliu i shporrur nga Kavaja qe e zbuluan arsyen pse une e dhashe doreheqjen.

Une jam denuar si minoren ne mungese per dicka qe nuk e kam bere dhe s’kam bere asnje dite burg. Nuk kam vrare njerez ne bulevard. Nuk kam grabitur parate e buxhetit te shtetit. Nuk i kam ikur gjyqit me raporte mjekesore fallco si Lulja e Shqupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Une nuk do t’i ndahem kesaj beteje dhe do ta fitoj pafajesine ne Itali. Sepse sot s’jam me nje kalama ne meshiren e fatit dhe kam me vete te verteten dhe popullin e Kavajes qe ma ben zemren mal me mbeshtetjen ne keto ore te veshtira.

Swiss Digital Mobile Reklama

I jap fjalen Lules dhe Saliut se ne Kavaje s’kane per t’u kthyer kurre fitimtare dhe kane per ta marre vesh mire ne zgjedhjet e parakohshme se nga Kavaja nuk i ka perzene krimi po populli!

Shqiptaret duhet ta kuptojne njehere e mire se nuk i vjen e keqja Shqiperise nga Elvis Rroshi i denuar padrejtesisht ne mungese kur ishte 16 vjec, si plot shqiptare ne emigracion!

E keqja Shqiperise i vjen nga politikane qe nuk denohen dhe qe jane kriminelet dhe hajdutet e vertete te ketij vendi. Po te ishte kaq i ndershem Lulja i Saliut nuk e pengonte si qen e bir qeni reformen ne drejtesi!” shkruan Rroshi në FB.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?