FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rruga e Arbrit, Rama: Kurorëzohet në vjeshtë, asnjë taksë qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hapjen e tenderit për rrugën e Arbrit, përmes një statusi në Facebook.

Ai shprehet se hapja e tenderit shënon fundin e zvarritjeve disavjeçare për këtë aks të rëndësishëm, ndërsa shton se qytetarët shqiptarë s’do paguajnë tarifa.

“Rruga e Arbrit çel programin 1 miliard për rindërtim. Drejt finalizimit një proçes i stërzgjatur në vite që do të kurorëzohet, siç është premtuar, brenda vjeshtës me nisjen e punimeve. Është çelur dje koncesioni për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit, me një vlerë prej 33,6 mld lekë të reja. Ofertat do të priten deri në dt 2 tetor 2017 dhe komisioni do të shpallë fituesin brenda 60 ditëve nga data e mbylljes së ofertës. Për kalimin me automjet në këtë aks nuk do t’ju duhet të paguani asnjë tarifë”, ka thënë Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?