Ruçi dhe Kryemadhi urojnë Janullatos për nënshtetësinë

Vendimi i kreut të Shtetit, Ilir Meta për dhënien e nënshtetësisë për kryepeshkopin Anastas Janullatos është vlerësuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1477475409031863/

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar sot kryepeshkopin Anastas Janullatos për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Nga jashtë Kishës Ortodokse, Ruçi thekoi se Janullatos ka sot dy gëzime, Krishtlindjet dhe marrjen e nënshtetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam këtu për ta uruar hirësinë Janullatos dhe për ta uruar, dy urime bashkë. E para Krishtlindjet, dhe e dyta; ta gëzojë nënshtetësinë shqiptare”, tha Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë në vizitën e zhivlluar në Kishën Otodokse në Tiranë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka uruar kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbështet plotësisht vendimin e bashkëshortit të saj President për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në nja deklaratë për mediat, nga Kisha ortodokse, ku Kryemadhi uroi të gjithë besimtarët, tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur ndonjëherë politikanët shqiptarë.

Kryemadhi: Sigurisht që jam dakord. Mos harrojmë që është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Kam përshtypjen se Janullatos e do më shumë Shqipërinë seç e ka dashur ndonjëherë politika shqiptare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?