Ruçi: Establishment është “martesa” politikë-pronar mediesh-biznes (Video)

I ftuar në studion e “360 Gradë” , ish-deputeti i PD, Genc Ruli u shpreh se problemi kryesor i partive politike është establishmenti.

Pjesë nga deklaratat:

Imami: Kryetari i PD nuk gëzon një popullaritet të mjaftueshëm për të ngritur partinë. Edhe sondazhet tregojnë se kryetari ka qenë 10-15% më pak se partia. Partia po shkon poshtë e më poshtë. Është nga paaftësia, nga trashësia, apo konspiracioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zheji: Çfarë do të thotë “trashësi”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Imami: Marrëveshja me Ramën ka qenë e trashë, edhe fushata. Si mund të mos sulmosh në fushatë kryeministrin dhe të sulmosh një parti të tretë?!

Ruli: Çarje, armiq, kundërshtar, anti-Basha. Vijmë nga një mentalitet patriarkal ku fqinji i fisit është armiku i fisit. Problemi në PD është problemi që shfaq politika në këtë dekadë me disa veçanti të saj. Së pari, ajo që po ndodh është ajo që unë e quaj depolitizimi i demokracisë. E dyta, po krijohet establishmenti.

Ky establishment është ky që e mban pushtetin. Establishmenti është politikë-pronar mediesh, biznese, të cilat “martohen” për të mbajtur pushtetin. Gjithmonë e më shumë qytetari po largohet nga fuqia e pushtetit përveç ditës së votës. E dyta, demokracinë shqiptare po e zhvillojnë parti që nuk kanë bërë asnjë hap para brenda tyre. Partia nuk përfaqëson votuesit dhe e fundit, është një mosbesim ndaj partive dhe liderëve.

 

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?