Ruçi me dorë të hekurt në Parlament: Askush nuk do të flasë më shumë se 20 minuta

Në mbyllje të seancës së sotme plenare, ku kryeministri iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi u kujtoi të gjithë deputetëve rregulloren e kuvendit.

Ditën e nesërme do të ketë një seancë maratonë, ku pothuajse të gjithë deputetët do të mbajnë një fjalim.

Por, Ruçi i paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim, dhe secili prej deputetëve nuk duhet të flasë më shumë se 20 minuta, aq sa parashikon edhe rregullorja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, Ruçi u tha deputetëve se nëse njëri prej tyre nuk ndodhet në seancë kur t’i vijë radha për të folur, e humbet automatikisht të drejtën për të mbajtur fjalim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër detaj ka të bëjë edhe me renditjen e deputetëve, e cila mund të ndryshojë në bazë të situatave të ndryshme.

Një kërkesë për të gjithë që pati kryeparlamentari, ishte edhe përmbajtja e fjalimi, pra të jetë brenda kornizës së diskutimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?