Ruçi me homologun Sobotka: Austria, mbështetëse e Shqipërisë
Kreu i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruç ka pritur sot në një takim pune homologun austriak, Wolfgang Sobotka, ndërsa u theksua fakti se miqësia mes dy shteteve i ka rrënjët e thella në histori.
Në fjalën e tij, kreu i kuvendit shqiptar theksoi se Austria ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë drejt aspiratës dhe rrugës së Bashkimit Europian.
“Për ne shqiptarët Austria është në vend mik dhe i shkëlqyer. Marrëdhëniet tona i kanë rrënjët e thella. I përcolla përgëzimet kolegut për ndihmë që i ka dhënë Austria Shqipërisë në fushën europiane.
Mirënjohjen time personale për nxitjen e dialogut në nivel të lartë. Vitet e fundit është nxitur dhe ka qenë një ndër nxitësit dhe kontribuuesit më të mëdhenj, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha rajonin drejt integrimit euro-atlantik. Austria do të mbështesë hapjen e negociatave. I kërkova mbështetjen për Shqipërinë për të drejtuar OSBE-në.
Diskutuam edhe për problematikat e rajonit të Ballkanit. hqipëria duhet të mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Me pak fjalë ishte një takim, miqësor, vëllazëror, që i hap rrugë një bashkëpunim të mëtejshme”, tha Ruçi.
Presidenti i Parlamentit të Austrisë vuri në dukje disa nga progreset e Shqipërisë, duke përmendur edhe procesin e vettingut.
“Vizita ime në Shqipëri vjen në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të Austrisë dhe Shqipërisë. Së bashku kemi iniciuar aktivitete mes shqiptarëve dhe austriakëve dhe anasjelltas. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera. Sigurisht se ka nevojë për përpjekje të vazhdueshmen për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE-së. Bashkimi Europian ka publikuar në shkurt strategjinë për Ballkani dhe kjo ndihmon vendet e Ballkanit. Austria është aty për ta mbështetur Ballkanin nëse mirëpritet këtë ndihmë.
Që nga viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat dhe ne do të punojmë për hapjen e negociatave në 2019. Shqipëria inicioi me sukses procesin e vetingut. Ka shumë progres në aspektin e parlamentarizmit. Ne do të ofrojmë bursa për disa punonjës të administratës për të parë se si punon parlamenti i Austrisë. Zemra e parlamentit dhe parimi bazë i tij është demokracia, duhet edhe një bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës si dhe shoqërisë civile”, deklaroi ai.
KOHA JONË SONDAZH

