Ruçi: Në zgjedhje synojmë vetëqeverisje, jo bashkëqeverisje

“Partia Socialiste hyn në zgjedhje me qëllim për të vetqeverisur dhe jo bashkëqeverisur me forca të tjera politike” deklarata vjen nga Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.Gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë e qarkut të Fierit, Ruçi tha se falë vendimeve të marra nga Edi Rama vendi do të shkojë i qetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Mandatin e ardhshëm Partia Socialiste synon ta drejtojë e vetme qeverinë dhe jo me forca të tjera politike.

Objektivin e artikuloi kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi zhvilluar me të rinjtë e qarkut të Fierit që studiojnë e punojnë në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi: Sot po dëgjoni, ore ky Edi Rama mos ka bërë ndonjë marrëveshje të fshehtë me Lul Bashën, do ketë kolaicion me LSI, me këtë apoo atë? Miqtë e mi çështja është e thjeshtë fare, ne futemi në fushatë elektorale për të marrë një rezultat elektoral jo për të bashkëqeverisur, por për të vetëqeverisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, zhbllokim e vettingut pas arritjes së marrëveshjes PS-PD, e konsideroi fitore spektakolare të Partisë Socialiste.

Veliaj: Ka dy ditë që u votua vettingu, është një nga fitoret më spektakolare të PS. PS është e vendosur jo vetëm të fitojë por të çojë deri në fudn të gjithë premtimet e saj.

Veliaj shtoi se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të transformojë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?