Ruçi pret ambasadoren Yuri Kim: Shqipëria ka mbijetuar prej ShBA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur në një takim ambasadoren e re të SHBA Yuri Kim. Kryetari i Kuvendit vuri në dukje miqësinë e fortë që lidh popujt dhe vendet tona dhe nënvizoi se “Kjo miqësi i ka rrënjët në mbrojtjen prej Shteteve të Bashkuara të fateve, integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në momentet kyçe të historisë së vendit.

Mbijetesa e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me mbështetjen dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar që po festojmë këto ditë është një rast për të kujtuar shpëtimin nga ShBA dhe Presidenti Willson të Shqipërisë prej copëtimit para një shekulli, kontributin e madh të kampionit të demokracisë për të mbajtur gjallë frymën e lirisë të shqiptarët, mbështetjen e Shqipërisë gjatë tranzicionit demokratik, kontributin unikal të ShBA në pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, mbështetjen e integrimit europian të vendit si edhe për kryerjen e reformave të rëndësishme për fuqizimin e sistemit demokratik, zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullsisë.”

Kryetari i KuvenditGramoz Ruçi, vuri në dukje edhe kontributin e pazëvëndësueshëm të ShBA për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon si edhe për nxitjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?