Ruli: Në kulmin e çadrës, Basha nuk kishte zërin e ‘super-starit’
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Genc Ruli i ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, duke analizuar marrëveshjen Rama-Basha, thotë se nga kjo marrëveshje humbi PD-ja dhe Rama luajti me kartën e deklaratës amerikane.
Ruli: Tek kulmimi i çadrës, që po ta shohësh, Bashës i ndryshoi leksiku, nuk është më ai zëri i super-starit, më i fortë, më agresiv, po binte “era” lider dhe ndofta për herë të parë që nga emërimi i tij si kryetar partia.
Dhe befas një moment lëvizin gurët si një dorë e mbrapshtë. Një ditë para marrëveshjes, ky merr një paralajmërim, draft-deklaratën e DASH për fajësimin e PD-së për ngërçin e krijuar.
Nuk kishte hartën e gjithë udhëtimit përpara. Rama e luajti me kartën e amerikanëve. Në këtë aspekt, besoja e ka përdorur më i pjekur dhe më i mësuar me intrigën politike. Katër orë i izoluar nuk ka pasur besoj as asistimin e zt.Berisha. Në vendime kritike ai kishte asistimin e Berishës. Rama ka luajtur këtë kartë.
Luftëtari i ri i papjekur me dinakëri të tilla ka menduar të kap sa të mund sot. Këtu humbi davanë e vet dhe davanë e PD-së.
“Ne në pushtet do të jemi”, është përdorur kjo nga autoritete që kandidonin. Rama i ka kërkuar që të largojë armatën e vjetër nga PD.
Rama i kish fituar zgjedhjet që atë ditë. Rama sot kundërshtar politik ka vetëm Ilir Metën.
Rama sot nuk kërcënohet fare nga kundërshtari Lulzim Basha, madje e do mbijetesën e Lulzim Bashës.
KOHA JONË SONDAZH

