FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sa ishin në protestë: 600 mijë, 70 mijë apo 5 mijë?!

Protesta mbaroi. Nuk pati asnjë shenjë dhune. Palët po zihen për shifrat e pjesmarrësve në bulevard. Lulzim Basha deklaroi ndër të tjera se janë diku te 600 mijë veta, Arben Ristani tha pak me vonë se ishin 200 mijë dhe me pas e uli në 70 mijë. Kurse PS dhe mediat pranë Ramës e ulën në 5 mijë!

Në emisionin “Kjo javë” në “News 24″, deputeti Ristani komenton edhe numrin e qytetarëve që iu bashkuan protestës.

Ndryshe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha që folën për rreth 600 mijë protestues në shesh, Ristani flet për shifra më të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

A i firmoset ju njoftimet për protestën e PD ashtu si në 18 shkurt?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ajo që ju quani firmosje janë njoftimet që PD kur bën organizime të tilla u bën organeve të drejtësisë ashtu siç e parashikon ligji. Në përgjithësi ato firmosen nga sektori i organizmit. Këtë rast në fakt nuk e kam firmosur unë, por kjo nuk ka rëndësi.

A ishte në prishtmëritë tuaja?

Ishte e pritshme. Ndoshta diçka më shumë se pritshmëritë. Gjërat janë subjektive, por ajo që është reale është ajo që shqiptarët kanë ndjekur përmes ekranit. Si strukturë e PD unë kam patur të konfirmuar 70 mijë vetë të strukturës, pasi nuk matim dot numrin e qytetarëve që vijnë jashtë strukturës. Mund të ishin rreth 200 mijë vetë. Në këtë tubim kemi qenë edhe më të organizuar se mitingu i kaluar.

Nuk di nëse keni lexuar postimin e deputetes Bregu, që lakon boshllëqet në bulevard…

Nuk e di, nuk e kam lexuar. Të konfirmuar nga organizatoret si pjesë e strukturës ishin 70 mijë vetë.

Pas kësaj lind pyetja: 600 mijë, 200 mijë, 70 mijë apo pesë mijë ishin në protestë sot?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?