Sa vëllezër ke ti? Zbardhet dialogu i pabesueshëm Rama-Basha-Nishani

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=yFZNPBH73RE” width=”560″ height=”315″]

Akuzat publike të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për njëri – tjetrin, nuk i tregojnë ata vetëm si kundërshtarë politikë. Ato shkojnë deri në armiqësi. Por në takimin e djeshëm në zyrën e Presidentit, Kryeministri dhe Kryetari i opozitës u filmuan të shpenguar, duke u interesuar edhe për të afërmit e njëri – tjetrit. Para nisjes së takimit formal, ata e kanë pyetur njëri – tjetrin për vëllezërit e tyre, në një bisedë e fiksuar nga kamerat e Televizionit Klan, ku është përfshirë edhe Presidenti Nishani.
Rama-Bashës: Po vëllai sa vjeç, është më i vogël?
Basha: Katër vjet.
Basha-Nishanit: Ti ke vetëm një vëlla?
Rama: Ka dy.
Nishani: Kam dy, unë jam i madhi. Unë kam qenë i pari. I dyti ka me mua 20 muaj diferencë.
Rama-Nishanit: Po i treti?
Nishani: Është 6 vjet më i vogël se unë. Iku në emigracion në Itali. Tani merret me biznes.
Ndoshta biseda miqësore ishte sa për të thyer akullin e negociatave të vështira që pasonin shtrëgimin e parë të duarve. Pas saj, ata u shfaqën sërish njësoj para publikut, me akuza politike drejtuar njëri – tjetrit, si përgjegjës të situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?